UEFA shpjegon pse u anulua goli i Ajaxit
14 shkurt 2019
| 14:41
UEFA ka bërë me dije se goli i Ajaxit i shënuar me kokë nga Tagliafico u anulua për pozicion jashtë loje të Tadiqit.
Pasi konsultoi VAR-in, gjyqtari Skomina e konsideroi pozicion jashtë loje sulmuesin serb, i cili ndërhynte mes topit dhe portierit të Realit, Thibaut Courtois.
Në profilin zyrtar në “Twitter”, UEFA shkruan: “Në minutën e 38 të ndeshjes mes Ajax dhe Real Madrid, një gol me kokë i Nicolas Tagliafico u anulua pasi u pa në VAR. Arbitri vuri re se një shok i Tagliafico, Dusan Tadiq, ishte në pozicion jashtë loje dhe ndërhynte te portieri, duke e penguar që të shikonte topin ndërkohë që ai u godit me kokë. Për këtë, goli u anulua në mënyrë të drejtë”.