UEFA sqaron se kush qëndron në vendin e parë si golashënues në ‘Euro 2020’

06 korrik 2021 | 11:37

Patic Schick shënoi golin e tij të pestë në “Euro 2020” në ndeshjen e fundit të Republikës së tij Çeke, të eliminuar në çerekfinale kundër Danimarkës.

Ish-sulmuesi i Romës ka arritur kështu vendin e parë të shënuesve më të mirë bashkë me Cristiano Ronaldo, i cili edhe ai është ndalur në kuotën e pesë golave.

UEFA e ka bërë të qartë se kush do të fitojë “Këpucën e Artë” në këtë rast. Nëse do të ketë barazim golash, konsiderohen asistimet vendimtare dhe momentalisht krye-golashënuesi i Kampionatit Evropian është Ronaldo pasi ka pesë gola, por edhe një asistim, ku për CR7 llogaritet asistimi i dhënë për Diogo Jotan kundër Gjermanisë.

Zyrtarisht ende nuk ka mbaruar asgjë pasi mund të ketë ende rrezik për Ronaldon pasi janë Kane, Sterling, Dolberg me tre gola dhe që kanë shanse ende për të shënuar. Ndërkohë edhe Insigne, Locatelli, Immobile me dy gola tek Italia dhe Ferran Torres, Morata e Sarabia te Spanja me dy të tillë kanë shanse teorike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka zgjedhur…