UEFA suspendon Mourinhon me katër ndeshje
22 qershor 2023
| 10:48
Jose Mourinho është dënuar UEFA për finalen e Ligës së Evropës mes Romës dhe Sevillas.
Sipas njoftimit të UEFA-s, Jose Mourinho është suspenduar me katër ndeshje të UEFA-s pas fjalorit abuziv ndaj gjyqtarit të asaj ndeshjeje.
Trajneri portugez kishte kaluar në procedurë disiplinore pas asaj ndeshjeje, ndërsa sot i erdhi edhe vendimi. Roma e humbi atë finale me penallti ndaj Sevillas.
Breaking: Jose Mourinho has been suspended for four UEFA club competition matches after directing abusive language at a match official in the Europa League final, UEFA announced. pic.twitter.com/8MwYlDeJme
— ESPN FC (@ESPNFC) June 21, 2023