UEFA: Taylori gaboi në rastin e Cucurrellas
23 shtator 2024
| 15:33
Ndeshja e Evropianit mes Spanjës dhe Gjermanisë shkaktoi bujë të madhe, pikërisht për një prekje me dorë në zonë të mbrojtësit iberik, Cucurrella. Gjyqtari Taylor nuk akordoi penallti për gjermanët, pavarësisht kontestimeve dhe protestave.
Së fundmi, Komisioni i Gjyqtarëve të UEFA-s informoi gjyqtarët ndërkombëtarë se kemi të bëjmë me një gabim, pasi 11-metërshi në favor të “Panzerave” duhej të ishte akorduar. Pasi u analizua rasti dhe u pa me detaje, Komisioni i Gjyqtarëve të UEFA-s doli në këtë konkluzion, këtë të hënë.
Sipas asaj që bëhet e ditur, gjyqtari Taylor nuk është fajtori i vetëm, në atë rast mungon edhe thirrja e VAR-it. Gjithsesi, koha nuk kthehet mbrapa dhe për ndeshjen në fjalë nuk mund të ndërmerret asnjë veprim.