UEFA, të hënën inspekton stadiumin “Fadil Vokrri”

05 gusht 2018 | 21:12

Rinovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” po shkon drejt fundit dhe kanë mbetur edhe disa punë të vogla që gjithçka që jetë gati.

Të shtunën në orët e vona të mbrëmjes, stadiumi ka marrë pamje fantastike, pas ndezjes së reflektorët, për të disatën herë. Por, kësaj radhe është bërë testimi final, sipas Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

“Sonte testuam ndriçimin e stadiumit “Fadil Vokrri”. Pas investimeve të Ministrisë së Sportit dhe përkushtimit tonë në këta muajt e fundit, stadiumi me pamje fantastike. Urime Kosovë”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, janë inspektorët e UEFA-s, ata që do ta japin vendimin final se a i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare apo jo.

Vendimi pritet të merret të hënë, ku personat përgjegjës të UEFA, do të inspektojnë stadiumin.

Stadiumin, të shtunën e ka vizituar edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili është ndarë shumë i kënaqur me punët që janë kryer.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muajt e fundit, Serbia po zhvillon një fushatë për të…