UEFA zbulon kandidatët për lojtarin dhe trajnerin më të mirë
UEFA ka publikuar kandidatët finalë për çmimet e sezonit 2019-2020 në kompeticionet e klubeve.
Kapiteni i kampionëve të Evropës (Bayern) Manuel Neuer, sulmuesi Robert Lewandowski dhe mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne do të konkurrojnë për “Çmimin e lojtarit më të mirë të UEFA-s”, për sezonin që lamë pas.
Ndërkohë, që vlerësimi për “Trajnerin më të mirë të UEFA-s” do të shkojë në Gjermani teksa konkurrojnë më 3 trajnerë nga i njëjti vend: Jurgen Klopp (Liverpool), Hans Diter-Flik (Bayern Munchen) dhe tekniku i Lajpcigut, Jurgen Nagelsman.
Ceremonia do të mbahet në 1 tetor, kur do të hidhet dhe shorti për ndarjen e grupeve të Ligës së Kampioneve. Asnjë lojtar nga nënkampionët e Evropës, PSG-ja apo dhe Lyoni që shkoi deri në gjysmëfinale të kompeticionit nuk është vlerësuar për çmimin final. Pritet që të dyja çmimet të fitohen nga Bayerni pas një sezoni fantastik të realizuar duke fituar “tripletën” për herën e dytë në historinë e tij. Për herë të parë që prej vitit 2010, dy superyjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk nominohen për këtë çmim.