Uellsi e mbylli me epërsi pjesën e parë ndaj Turqisë (Video)
16 qershor 2021
| 18:49
Uellsi e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të ndeshjes ndaj Turqisë (0-1), në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Në minutën e 43-të, Aaron Ramsey e shfrytëzoi një pasim të mrekullueshëm nga Bale për të shënuar për 0-1. Pjesa e dytë pritet të jetë me dinamike, pasi Turqia kërkon pikët e para në këtë kampionat.
/Epoka e re/