Uellsi i Ri Jugor përballet me thatësi të plotë
Shteti më i populluar në Australi, Uellsi i Ri Jugor po përballet me thatësi të plotë, kanë konfirmuar zyrtarët.
Dimri pa reshje ka shpejtuar atë që është cilësuar si thatësia më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë në disa pjesë në lindje të Australisë.
Ky vend siguron rreth një të katërtën e prodhimit bujqësor, mirëpo të mërkurën është listuar në mesin e vendeve me thatësi 100 për qind, raporton “Rel”.
Qeveria shtetërore dhe ajo federale kanë ndarë 57 milionë dollarë australianë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Nuk ka ndonjë person në këtë shtet që nuk është duke dëshiruar që të ketë shi për bujqit dhe komunitetet rajonale”, ka thënë ministri për Industritë Primare, Niall Blair.
Të dielën kryeministri australian, Malcom Turnbull ka paralajmëruar se vendi mund të kthehet në “tokë të thatësisë”.