Maliqi për Qeverinë Kurti: Me gjasë e kishin veç një damar, të budallakisë
Agon Maliqi, analist, ka komentuar me tone kritike pushtetin aktual, pra Qeverinë Kurti dhe LVV-në.
Ai ka treguar se dje pas protestës së gazetarëve, e kishte parë një figurë “politiko-mafioze” të pasluftës, të patrazuar, të cilët, sipas Maliqit, struken me shpresën se “harrohen ose gjejnë mënyra për t’u falur”.
Ai ka komentuar pastaj edhe protestën, duke thënë se ajo do të duhej t’i sikletoste pak pushtetarët.
“Një turmë e tillë e vogël por “përmbajtësore” thash me vete do të duhej t’i sikletoste pak pushtetarët dhe t’i bënte me mendu pak se mos janë tu ia tepru. Optimiste prej anës sime. Sot paska dalë një qyqan prej zëdhënësi i partisë në pushtet duke i barazuar gazetarët me kriminelë.” – shkroi ai.
Megjithatë, Maliqi konkludon se me gjasë pushteti e ka “veç një damar – të budallakisë.”