UFC, brutale: Mike Perry thyen hundën
11 gusht 2019
| 14:30
Luftëtari i UFC, Mike Perry, e ka pësuar shumë keq mbrëmë në Uruguai.
UFC mund të prodhojë disa nga pamjet më brutale në sportet luftarake, dhe një e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në duelin me Perry – Luque.
Në këtë ndeshje, Perry ka thyer hundën, në mënyrë ‘horror’, duke bërë bujë në rrjetet sociale me pamjen e tij.
Perry në fund humbi duelin, me rezultatin (28-29; 29-28; 29-28), përcjell “lajmi.net”.
Pas duelit, ai u dërgua menjëherë në spital, pasi pati probleme me frymëmarrjen.