Uganda gjen “qypin me lira”
06 korrik 2022
| 08:33
Ari konsiderohet një aset në mungesë, por shteti i Ugandës ka njoftuar se pas analizave të kryera së fundmi ka gjetur 31 milionë tonë metrikë mineral ari që është gjetur e që pritet të nxirret.
Ministria e Energjisë dhe Zhvillimit e Minierave ka thënë se ka rreth 320 mijë e 158 tonë ar të rafinuar që i ka në dispozicion, raporton “The Federal.com”.
Vlera e 31 milionë tonëve të arit është e barabartë me 12.8 trilionë dollarë.
Qeveria e Ugandës ka licencuar firmën kineze “Wagagai” për ta nisur prodhimin në distriktin e Busias.
Gjetja e kësaj sasie të arit llogaritet që t’i japë një shtytje të madhe ekonomisë së këtij shteti.