UGjFA arrin marrëveshje për partneritet strategjik me “PAR University” nga Rijeka
Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të arsimit të lartë në Kroaci, sot UGJFA i përfaqësuar nga Rektori Nimani dhe Prorektori Zeneli arritën marrëveshje të rëndësishme strategjike me Rektoren Gordana Nikoliq e cila përfaqëson “Universitetin PAR” nga Rijeka e Kroacisë.
Kjo marrëveshje ka rëndësi të veçant në aplikimet për fonde dhe projekte evropiane ku ky universitet ka një përvoi të jashtëzakonshme.
Përfaqësuesit e UGJFA-së u pritën në Parlamentin Kroat
Delegacioni i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” i përbërë nga Prof. Ass. Dr. Artan Nimani -Rektor, Prof. Assoc. Dr. Lulzim Zeneli – Prorektor si dhe Denis Spahija – Zyrtar për Marrëdhënie Ndërkombëtare më 11 Dhjetor 2019 u pritën në Parlamentin Kroat nga Znj. Ermina Lekaj Prljaskaj në një takim pune.
Tema e takimit ishte bashkëpunimi në mes Universitetit të Gjakovës dhe universiteteve kroate për profesionet e kërkuara nga tregu rajonal por edhe ai ndërkombëtar, ku UGJFA mundohet të filloj të ju ofroi studentëve në një të ardhme të përafërt.
Rektori në emër të studentëve, stafit dhe udhëheqësve të UGJFA-së e falënderoj dhe dekoroi me medaljen e universitetit Znj. Ermina Lekaj Prljaskaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Universitetit të Gjakovës.