Uglari në kampin e FIBA-s për gjyqtarë

23 dhjetor 2019 | 14:14

Gjyqtari Elldin Ulgari do të marrë pjesë në Kampin e organizuar nga FIBA për Gjyqtarë Potencial Nacional.

Kampi i organizuar nga FIBA do të mbahet në Kortrijk të Belgjikës, nga 26 deri më 29 dhjetor. Ky Kamp është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e gjyqtarëve të rinj, derisa Uglari ka gjykuar edhe në ndeshje ndërkombëtare.

Kjo është edhe një dëshmi se, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) po investon në gjyqtarët e rinj. Katër gjyqtarë nga Kosova janë të licencuar nga FIBA dhe gjykojnë në gara të ndryshme evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime…