Ugljanin, Pacollit: Keqardhje që regjimi nacionalist serb pengoi vizitën tuaj
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe presidenti i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, Sulejman Ugljanin, kanë shkëmbyer letra mes vete, pas refuzimit të shkuarjes së Pacollit në Sanxhak.
Pacolli në letrën që ia ka dërguar Ugljanit i ka treguar se në momentin e fundit, vetëm 4 orë para nisjes për Novi Pazar ka marr refuzimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë për të kaluar kufirin.
Derisa, Sulejman Ugljanin, në letrën që ia ka kthyer Pacollit ia ka bërë me dije se është ndier i pikëlluar kur ka kuptuar se Serbia ia ka ndaluar shkuarjen në Sanxhak.
“Me pikëllim të madh morëm informacion se regjimi aktual serb nacionalist në Beograd për ndalimin e ardhjes tuaj dhe pengimin e qytetarëve të Sanxhakut dhe për të dëgjuar palën tjetër në lidhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Ugljanin.
Më poshtë ua sjellim letrat e plota të Pacollit dhe Ugljanit:
I nderuar kryetar Dr.Uglanin
I dashur Sulejman,
Të falenderoj vëllazërisht për ftesën vëllazërore që më bëtë për të vizituar Novi Pazarin dhe Peshterin dhe për të marrë pjesë në Tribunën me titull: Procesi i vendosjes së bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal në Ballkan së bashku me shkëlqësinë tuaj dhe profesorin e nderuar, Prof.Dr. Nexhmedin Spahiu. Kishte me qenë një privilegj i madh për mua.
Fatkeqësisht, në momentin e fundit, vetëm 4 orë para nisjes sime për Novi Pazar mora refuzimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë për të kaluar kufirin. Kjo është në kundërshtim të plotë me marrëveshjen mes qeverive tona të nënshkruar 4 vite më parë në Bruksel , për çka ne veç kemi bërë një notë proteste zyrtare.
Më lejo të lutem të shprehë keqardhjen dhe protestën time për lajmin që mora se për shkak të ftesës që më keni bërë, Kryeminstrja e Republikës së Sërbisë u paska kërcënuar përmes një shkrese zyrtare, e ndodhur në vizitë në SHBA, vend ky që i pari e ka njohur Republikën e Kosovës si dhe më shumë se gjysma e kombeve të botës.
Pavarësisht nga refuzimi që më është bërë mua, dhë kërcënimi që i është bërë shkëlqësisë suaj, unë ju siguroj se përpjekjet e miua nuk do të ndalen për një Ballkan dhe një Evropë ku nuk do të ketë ndalesa në kufi dhe ku komunitetet nuk do të privohen nga të drejtat elementare për të komunikuar me personalitete dhe dëgjuar të vërtetat e anës tjetër.
Prishtinë, 21.07.2018 Vëllazërisht i Juaji
Behgjet Pacolli
Zv/Kryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme.
……
RESIDENTI I KKB-SË DËRDOI LETËR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, dr. Sulejman Ugljanin i dërgoi letër Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Beghjet Pacolli, i cili thotë:
“I nderuar zoti ministër,
Në cilësinë e President i Këshillit Kombëtar Boshnjak shpreh mirënjohjen Juve për gatishmërinë e treguar për të vizituar Sanxhakun më 21 dhe 22 korrik 2018, pavarësisht nga të gjitha pengesat e vendosura nga regjimi serbomadh nacionalist serb.
Veçanërisht jemi të kënaqur për gatishmërinë tuaj për të ua mundësuar qytetarët e Sanxhakut të dëgjojnë anën tjetër në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe qytetarëve të Sanxhakut për të paraqitur vizionin tuaj të procesit të sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.
Me pikëllim të madh morëm informacion se regjimi aktual serb nacionalist në Beograd për ndalimin e ardhjes tuaj dhe pengimin e qytetarëve të Sanxhakut dhe për të dëgjuar palën tjetër në lidhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mosgatishmëria e regjimit aktual serb për të mundësuar që qytetarët të dëgjojnë dhe mendojnë ndryshe reflekton më mirë karakterin e këtij regjimi.
Z. Ministër, mos u shqetësohuni kërcënimet që kryeministri serb, Ana Brnabiç i ka dërguar popullit boshnjak me rastin e ftesës sonë për të vizituar Sanxhakun. Këto kërcënime janë një shprehje e jotolerancës ndaj popullit boshnjak të Sanxhakut dhe mungesës së njohurive rregullativae ligjore.
Ne shpresojmë se në procesin e integrimit evropian dhe euro-atlantik në skenën politike serbe të paraqitet opsioni normal, tolerant dhe demokratik opsion politik i aftë për zgjidhjen e statusit të popullit boshnjak dhe statusin e Sanxhakut, i cili është një parakusht themelor për mbijetesën e boshnjakëve në këtë rajon.
Pranoni konsideratës tonë më të lartë,
Këshilli Kombëtar Boshnjak
Kryetar
Dr. Sulejman Ugljanin ”
Thuhet në letër.