UHZ-ja shënon Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit (Foto)
Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” (UHZ) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe në organizim të përbashkët me organizatat joqeveritare mjedisore “ERA” “FINQ”, “KEERC”, si dhe shoqërinë civile, kanë shënuar të martën Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit.
Prorektori i UHZ-së, Afrim Selimaj, ka thënë se ky universitet është i gatshëm për të kontribuar në iniciativa të tilla mjedisore.
Ndërsa, zëvendësministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, është zotuar për zbatimin e Planit të veprimit për ruajtjen e biodiversitetit.
Më tutje, ai ka thënë se shkatërrimi i lumenjve dhe pyjeve është degradim edhe i jetës dhe të ardhmes tonë të përbashkët.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i organizatës “FINQ”, Nexhmendin Ramadani, ka folur për bukuritë e zonës së Dukagjinit, në veçanti për zogjtë, ku kjo organizatë ka për qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.
Krejt në fund, Fatos Lajçi nga “ERA”, ka thënë se Kosova nuk qëndron mirë në fushën e biodiversitetit sidomos në zonat e mbrojtura dhe në parqet kombëtare.
Pas fjalës se tij, Lajçi ka ftuar të pranishmit për të përuruar shtegun e zogjve, në afërsi të hapësirës universitare nëpër parkun e qytetit, që njihet për llojllojshmërinë e zogjve që jetojnë në qytetin e Pejës.
/Epoka e re/