Ujërat e zeza në një të ardhme të afërt s’do të jenë më ndotës të lumenjëve dhe ujërave nëntokësore
Në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. u mbajt të premtën takimi tre palësh lidhur me projektin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza për komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.
Në takim morën pjesë kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, sh.a. Ilir Abdullahu, zëvendëskryeshefi Kujtim Xhelili me stafin përcjellës, drejtori i departamentit të planifikimit dhe zhvillimit nga Komuna e Prishtinës Genc Bashota, nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës Fadil Krasniqi dhe nënkryetari i Komunës së Obiliqit Ibush Mjekiqi.
“Nga pala e Donatorëve Francez të pranishëm ishin, Florence Dobelle, kryesuese e zyrës Rajonale të Thesarit Francez, Joseph Giustiniani, atashe për Bashkëpunim nga Ambasada Franceze në Republikën e Kosovës, Olivier Frustini ekspert financiar nga Qeveria Franceze.
“Të impresionuar me pritjen, efikasitetin dhe shpejtësinë e organizimit të këtij takimi, Florence Dobelle, kryesuese e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez tha se, projekti i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza është një projekt kompleks dhe mjaft i rëndësishëm, andaj kërkoi bashkëpunim dhe gatishmëri nga Ujësjellësi dhe Komunat përkatëse për realizimin e projektit, për një mirëqenie për qytatrët e vendit, derisa ekperti financiar nga Qeveria Franceze Olivier Frustini kërkoi nga komunat përkatëse planet zhvillimore urbane”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”, sh.a.
Sipas këtij njoftimi, tema e mbledhjes së parë tre palësh ishte fazat e ralizimit të projektit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza për qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.
“U diskutua roli dhe kontributi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,,Prishtina,, drejtë fazave fillestare për implementimin e këtij projekti gjigant, si çështjet teknike që kanë të bëjnë me realizimin e këtij projekti me sa më pak pengesa gjatë rrugëtimit, shpronësimet, shpenzimet operative, kolektorët kryesorë, çështjet financiare, mundësia e kyçjeve të banimeve të reja për shkak të zhvillimeve të mëdha kohëve të fundit dhe roli, kontributi dhe angazhimi i tre komunave në implementimin e projektit në fjalë. Përfaqësuesit e tre komunave u shprehën të gatshëm që të bashkëpunojnë ngushtë në realizimin e projektit dhe se ndër tjerash do e përmirësonte dukshëm cilësinë e jetës së qytetarëve duke krijuar një ambient të pastër me lumenjë të kthjellët”, është thënë në njoftim.
KRU “Prishtina”, sh.a. do të luajë një rol mjaft të rëndësishëm në implementimin e këtij projekti pasi që do të menaxhon me të dhe se, Njësia Implementuese e Projektit do të vendoset në kompani.
Ilir Abdullahu kryeshef ekzekutiv dhe pjesë e Komitetit Drejtues të këtij projekti duke falënderuar Donatorët Francez, ka deklaruar se ky është një ndër projektet më të rëndësishme për vendin dhe konsumatorët e KRU “Prishtina”, dhe besoj që do të ketë një bashkëpunim të mirë, efikasitet nga ana e të gjitha palëve pjesëmarrëse .
“ Ndër të tjera ai falënderoi Ministrinë e Financave, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë si dhe Këshillin Ndërministrorë të ujërave, që në faza të ndryshme kanë kontribuuar në këtë projekt jetik për qytetarët e këtyre komunave, është një projekt voluminoz, strategjik dhe jo i lehtë për ekzekutim andaj nevojitet mobilizim, bashkëpunim i mirëfilltë i te gjithe akterve që projekti të realizohet suksesshëm dhe në kohë.tha se, ky është një ndër projektet më të rëndësishme për vendin dhe konsumatorët e KRU,,Prishtina,, , dhe besoj që do të ketë një bashkëpunim të mirë, efikasitet nga ana e të gjitha palëve pjesëmarrëse . Ndër të tjera ai shtoi se, e mira e nismës së projektit në fjalë është se fondet janë siguruar, është një projekt voluminoz, strategjik dhe jo i lehtë për ekzekutim andaj nevojitet mobilizim, bashkëpunim i mirëfilltë që projekti të realizohet suksesshëm dhe në kohë”, është thënë tutje në njoftim.
Projekti do të financohet nga kredia franceze prej 66 milion Euro, dhe 20 milion nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Marrëveshje e nënshkruar më 19 Janar 2017, në mes të Ambasadorit Francez dhe ministrit të Financave të Qeverisë së Kosovës.