Ujësjellësi i Mitrovicës: Uji të mos përdoret për pije

02 dhjetor 2024 | 16:17

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se kanë filluar trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.

Sipas njoftimit thuhet se po punohet me kapacitet të reduktuar.

“Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin e pijes ta përdorin vetëm për nevoja hixhenike dhe jo për pije”, është thënë në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se mungesa e ujit të pijshëm ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër-Lepencit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar opinionin publik…