Ujësjellësi ka shkyçur 1 200 borxhlinj të ujit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se nga muaji janar i këtij viti ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
KRU “Prishtina” ka bërë me dije se me shkyçje është duke u përballur secili konsumator që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
“Ndëshkimi vlen për secilin konsumatorë, shtëpiak e institucional/komercial. Përveç aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinj, KRU ‘Prishtina’, po merret edhe me procesimin e lëndëve te Përmbaruesit Privat. Brenda 10 muajve, janë realizuar mbi 1 200 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit. Vetëm në muajin tetor 2018 janë shkyçë 91 konsumatorë. Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ‘Prishtina’ si: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.
/Epoka e re/