Ujësjellësi kundërshton komunën, shembja e dheut ndodhi nga pëlcitja e gypit
Ekipet teknike të KRU ,,Prishtina,, kanë dalë menjëherë në terren dhe rreth orës 00:55 minuta kanë ndërprerë linjën e furnizimit me ujë që është linjë HDPE RC 110 mm e montuar në vitin 2014. Dëmtimi i kësaj linje ka ardhë si pasojë e shembjes së dheut ne gropën ndërtimore të objektit që është në fazë ndërtimi, në pjesën e poshtme të rrugicës. Një material i tillë siç është materiali HDPE pranon lëvizje të vogla dhe devijime deri ne 11°, por jo me shumë.
Në orët e mëngjesit të ditës se sotme ekipet e KRU ,,Prishtina,, kanë dalë prapë në terren, ku prezent ka qenë Drejtori Teknik, Menaxheri i Mirëmbajtjes si dhe ekipet tjera. Pas analizës së marrë nga terreni, shihet qartë që, ekzekutimi i punimeve në gropën ndërtimore të objektit poshtë rrugicës, është bërë në mënyrë jo profesionale, jashtë standardeve për ndërtim dhe mbrojtje të gropës ndërtimore. Sipas njoftimit të nga zyrtarët policor në terren, shembja e dheut në gropën ndërtimore ka filluar rreth orës 23:00, ndërsa tubi ka pëlcitur pas rreth 1 orë e 30 minuta, atëherë kur dheu i shembur e ka tërhequr tubin e ujësjellësit deri ne masën që e ka shkëputur nga lidhjet”, thuhet në komunikatë.