Ujësjellësi “Mitrovica”: Kemi filluar trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, por me kapacitet të reduktuar

30 nëntor 2024 | 22:24

Ka filluar trajtimi dhe shpërndarja e ujit në Mitrovicë, por me kapacitet të reduktuar.

Kjo u bë e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, në një komunikatë të lëshuar në Facebook.

“Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do arrijë tek konsumatorët të cilët gjenden të pika të ulëta e gradualisht uji do të arrij edhe në kate të larta të banesave kolektive”, shkruan në postim.

Aty bëhet thirrje që konsumatorët të përdorin ujin sa më racionalisht.

“Lusim konsumatorët të që të përdorin ujin sa më racionalisht në mënyrë që rrjeti të mbushet sa më shpejt me ujë të pijes e me këtë t’u mundësohet të gjithëve të kenë qasje në ujë të pijes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri partitë opozitare e kanë dënuar ashpër shpërthimin e mbrëmshme…