
Ujësjellësi njofton se kur do të rikthehet uji në lagjet e Prishtinës që kanë mbetur pa furnizim
13 maj 2020
| 19:05
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se sot rreth orës 19:00 pritet të rikthehet furnizimi me ujë për disa lagje të Prishtinës. Lagjet e kryeqytetit, Dardania, Kalabria dhe Lakrishte kanë mbetur pa ujë gjatë të mërkurës si pasojë e prishjes së një gypi të ujit në rrugën “Ilaz Kodra” të Prishtinës.
“Zgjatja e sanimit ka ndodhë për shkak të natyrës më të ndërlikuar të dëmtimit. Sipas informacioneve nga terreni, furnizimi me ujë pritet të rikthehet rreth orës 19:00”, ka njoftuar KRU “Prishtina” përmes një komunikate për media.
Po ashtu, KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për problemin e paraqitur, që i ka lënë pa ujë disa lagje të kryeqytetit. (A. M / Epoka e re).