Ujësjellësi ‘Prishtina’ falënderon Grupin për Mbrojtjen e Liqenit të Badocit
KRU “Prishtina” ka falënderuar Grupin për Mbrojtjen e Badocit për punën e tyre në ruajtjen e këtij liqeni që për ujësjellësin është më së i nevojshëm këtë kohë.
Ky reagim vjen pas vendimit që mori sot ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, që obligoi komunën e Prishtinës për anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore në rastin e kërkesës së ndërtimit të lagjes në afërsi të Badocit.
“Sot po diskutojmë të gjithë rreth liqenit të Badocit, rreth pasurisë më të madhe që kemi, rreth furnizuesit të 30% të konsumatorëve me ujë të pijshëm. Me mijëra njerëz u zgjuan në këmbë që ta mbrojnë dhe ta ruajnë këtë pasuri të pazëvendësueshme, në momentet më të volitshme, në momente kur ky liqe i bukur kishte nevojë për ta mbrojtur”, thuhet në deklaratë.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a. duke e përcjellë me vëmendje çdo diskutim rreth këtij liqeni, shfrytëzon rastin sot që të falënderojë -Grupin për mbrojtjen e liqenit te Badocit – që, falë përkushtimit dhe vendosmërisë së tyre, sot morëm të gjithë lajmin e shumëpritur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit z. Abdixhiku. Falënderojmë edhe shoqërinë civile dhe secilin bashkëpunëtorë që kishin dhe kanë synim, ruajtjen e kësaj pasurie të pamohueshme”.
KRU “Prishtina” dha edhe disa informata të historikut të këtij liqeni.