Ujësjellësi “Prishtina”: Situata me ujë do të stabilizohet shpejtë për Fushë-Kosovën

01 dhjetor 2024 | 11:35

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se me Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj, sapo ka filluar me trajtim 220 l/s.

KRU “Prishtina” thotë se situata do të stabilizohet shpejtë edhe për Fushë-Kosovën, Obiliqin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë.

“Me Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj, sapo filluam me trajtim 220 l/s. Shpresojmë që situata të stabilizohet shpejtë me Fushë Kosovën, Obiliqin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë. Ju falënderojmë për durimin dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar!”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën se autoritetet…