Ujëvara e Zagrebit merr ngjyrat e flamurit të Kosovës, “kallen” serbët
Me rastin e 17-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ujëvara e shatervanit të Zagrebit ka marrë ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Me këtë rast, janë marrë edhe disa media në gjuhën serbe, përkatësisht gazeta “Informer” dhe gazeta “Kurir”.
Gazeta “Informer”, titull të shkrimit ka vendosur: “SKANDAL! Shatërvani në Zagreb për nder të ‘pavarësisë së Kosovës’”!
“Ambasadorja e Kroacisë në shtetin e rremë të Kosovës, Danijela Barišić ka uruar të ashtuquajturën ‘Ditën e Pavarësisë’ së Kosovës. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Ajo ka publikuar edhe një foto të turpshme nga Zagrebi. Shatërvani në Zagreb shkëlqen për nder të të ashtuquajturës pavarësisë së Kosovës. Në shatërvan është shfaqur flamuri i shtetit të rremë, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja kroate në të ashtuquajturën Kosova. Danijela Barišić është lavdëruar më parë edhe me urimin e ‘Ditës së Pavarësisë’. Këtë lajm ajo e ka shpërndarë në ‘Twitter’, ku në komentet e saj ka gjetur mosmiratimin e përdoruesve të Twitter”, ka shkruar Informer”.
Po ashtu, edhe gazeta “Kurir” e ka quajtur skandal dhe provokim nga ana e kroatëve, faktin që ujëvara në Zagreb ka marr ngjyrat e flamurit të Kosovës.
“Ambasadorja e Kroacisë në shtetin e rremë të Kosovës, Danijela Barišić ka uruar të ashtuquajturën ‘Ditën e Pavarësisë’ së Kosovës. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Ajo ka publikuar edhe një foto të turpshme nga Zagrebi. Shatërvani në Zagreb shkëlqen për nder të të ashtuquajturit pavarësinë e Kosovës. Në shatërvan është shfaqur flamuri i shtetit të rremë, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja kroate në të ashtuquajturën Kosova. Ky veprim nuk është aq i habitshëm sepse kjo nuk është hera e parë që ‘urrenësit e Serbisë bashkohen”, ka shkruar kjo gazetë.
Përndryshe, ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Dr. Martin Berishaj, është shumë aktiv, dhe si duket këtu qëndron filli i pezmit të qytetarëve serb.