Uji përmbyt xhaminë historike në Shkodër
12 shkurt 2021
| 17:07
Uji në Shkodër nuk ka kursyer as xhaminë e Plumbit, duke e përmbytur. Xhamia e Plumbit u ndërtua në vitin 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushati (Plaku), themeluesi i familjes së njohur të Bushatllinjve të Shkodrës.
Kjo xhami është një nga ndërtesat më të vjetra të Shkodrës dhe xhamia më e madhe dhe më e bukura e Shqipërisë, deri në gjysmën e parë të shekullit XX, periudhë në të cilën filluan të ndërtohen xhami të dimensioneve të mëdha.
Xhamia ka qenë e veshur me plumb dhe nga kjo u quajt Xhamia e Plumbit, e me këtë emër njihet edhe sot. Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, e përfshirë mes 50 objekteve më të bukura myslimane në botë.