Ujkani: Duhet të vazhdojmë me ritmin pozitiv
04 shtator 2019
| 11:33
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani e vlerëson maksimalisht Çekinë.
Portieri i skuadrës së Torinos ka thënë se “Dardanët” duhet që vazhdojnë me ritëm pozitiv.
“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, pasi Çekia besoj se është kundërshtari më i fortë pas Anglisë dhe e kemi konkurrent direkt për vendin e dytë. Ne duhet të përqendrohemi te loja jonë dhe të vazhdojmë ritmin pozitiv. Ky ekip ka shumë talente dhe niveli i lojtarëve është rritur shumë. Kemi mungesa të shumta, por do të japim maksimumin për të kompensuar mungesën e tyre”, ka thënë Ujkani.
/Epoka e re/