Ujkani e Nuhiu: Duam tri pikë ndaj Malit të Zi

08 tetor 2019 | 23:25

Portieri Samir Ujkani dhe sulmuesi Atdhe Nuhiu, kanë folur për dy ndeshjet që i zhvillon Përfaqësuesja e Kosovës në ketë muaj. Miqësoren ndaj Gjibraltarit më 10 tetor dhe kualifikuesen më 14 tetor ndaj Malit të Zi

Të dy futbollistët janë optimist se Kosova do të shënon fitore ndaj malazezëve.

Samir Ujkani, kapiten i Kosovës: “Besoj që jemi në gjendje të mirë. Jemi grumbulluar dhe po përgatitemi për ndeshjen me Malin e Zi, që është si një finale për ne. Por fillimisht të enjten e kemi Gjibraltarin, që është një test i mirë para kësaj ndeshjeje të madhe. Jemi optimistë për të vazhduar me ritmin e duhur. Ka ardhur koha që të provohen edhe lojtarët që nuk kanë luajtur shumë, pasi kemi mjaftueshëm lojtarë në ekip dhe të gjithë duan të tregojnë se janë të gatshëm. Për ne çdo ndeshje është si finale dhe nuk duhet të shikojmë shumë tabelën. Duhet të provojmë të fitojmë dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë deri në fund”.

Atdhe Nuhiu, sulmues i Kosovës: “Po shpresojmë të kemi rezultat të mirë edhe me Malin e Zi. Ndeshja ndaj Gjibraltarit është test dhe parapërgatitje për Malin e Zi. Në Podgoricë kemi treguar cilësitë tona, por Mali i Zi ka ekip të fortë. Gjithsesi ne luajmë në shtëpi ku e kemi përkrahjen e madhe të shikuesve. Do të futemi me mentalitet fituesi dhe duam të marrim pikët e plota. Edhe ndaj Malit të Zi do të luajmë me filozofinë dhe mentalitetin që e kishim deri më tash”.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tanimë ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga KQZ në nivel…