
Ujkani kërkohet nga skuadra e madhe italiane
01 shtator 2019
| 14:19
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Samir Ujkani pritet të rikthehet në futbollin italian.
“Tuttomercato.web” raporton se interesim për Ujkanin ka shfaqur skuadra e Serie A, Torino. Portieri në fjalë është larguar nga Rizespori, pasi hapësirat për të ishin shumë të vogla, kurse rikthimi në Itali pritet të jetë një zgjidhje e mirë për faktin se Ujkani edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e futbollit italian.
/Epoka e re/