
Ujkani lë Italinë për Turqinë
20 korrik 2018
| 10:23
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, duket se do të transferohet në Turqi.
Ai ishte pjesë e Cremoneses në Serinë B. Transferimi është konfirmuar nga imediat italiane.
Ekipi që do të përfitojë nga shërbimet e tij është Rizespor. Te turqit ai do ta gjejë edhe sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. Rizespori është një ekip që sapo është rikthyer në Superligën turke.