Ujkani: Muriqi më bindi t’i bashkohem Rizesportit
17 shtator 2018
| 11:56
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se sulmuesi Vedat Muriqi e ka bindur t’i bashkohet skuadrës së Rizesportit në Turqi.
“Rize është një qytet i bukur, i vogël, me det, por edhe me mal. Është një qytet familjar. Më mungon Italia dhe akoma më shumë Palermo, që është një ishull fantastik. E zgjodha Turqinë edhe për çështje familjare, doja të ndryshoja ambient dhe ndaj zgjodha Turqinë. Kampionati turk është shumë i ndryshëm nga ai italian nga ana taktike. Në zgjedhjen time ndikoi edhe Vedat Murqi, i cili më foli mirë për klubin e Rizesporit”, ka thënë Ujkani.