Ujkani ndahet me Rizesporin
08 gusht 2019
| 16:35
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani e ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me klubin turk, Rizespor.
Kontrata e Ujkanit me Rizesporin ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2021, kurse tash portieri shqiptar si lojtar i lirë mund t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër në këtë afat kalimtar.
Ekziston mundësia që Ujkani sërish të rikthehet në Itali, aty ku e kaloi pjesën më të madhe të karrierës.