Ujkani: Ndaj Jordanisë dhe Greqisë për rezultate pozitive

09 nëntor 2021 | 23:37

Përfaqësuesja e Kosovës e ka kryer stërvitjen e dytë dhe të fundit para miqësores me Jordaninë, që zhvillohet të mërkurën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kapiteni Samir Ujkani në konferencën për medie fillimisht e falënderoi ish-përzgjedhësin Bernard Challandes për kontributin e tij për Kosovën, teksa theksoi se dy ndeshjet e fundit të këtij viti duhet t’i shërbejnë ekipit për ta rikthyer mentalitetin e fituesit për ndeshjet e edicionit të ri në Ligën e Kombeve që nisin në mars të vitit të ardhshëm.

“Kemi dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme. Sidomos, ndeshja me Greqinë është e rëndësishme për ne, që të marrim një rezultat pozitiv. E ky rezultat pozitiv, do të na ndihmonte ta kthejmë mentalitetin tonë fitues dhe pastaj të përgatitemi për vitin tjetër. Qëllimi ynë është të përgatitemi sa më mirë për Ligën e Kombeve. Lojtarët që vijnë duhet të japin gjithmonë maksimumin, për të marrë rezultate. Duhet të kthehet atmosfera pozitive që vjen nga rezultatet e mira, fitoret apo barazimet. Kohët e fundit kemi humbur ndeshjet, ndoshta edhe pa meritë. Duhet të punojmë sa më shumë dhe të përgatitemi sa më mirë kur të vijnë ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka thënë Ujkani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia,…