Ujkani: Rezultat fantastik para dy finaleve ndaj Suedisë dhe Spanjës

24 mars 2021 | 23:02

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, vlerëson se ka qenë shumë me rëndësi që të fitohet miqësorja e sotme kundër Lituanisë.

Kosova triumfoi 4:0 në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ujkani ishte në portë pas përjashtimit të Arijanet Muriqit nga kampi për shkak të mosdisiplinës.

 

“Ka qenë shumë e rëndësishme të startojmë në këtë mënyrë pasi kjo javë ishte e vështirë me problemet që i kishim për grumbullim. Mendoj se kemi filluar mirë dhe ishte shumë e rëndësishme që mos të pranojmë gol. Në përgjithësi, ishte një paraqitje e mirë dhe rezultat fantastik përpara dy finaleve që na presin, me Suedinë dhe Spanjën. Ishim mirë të organizuar dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. Suedia dhe Spanja mbeten favorite të grupit, kjo nuk diskutohet. Megjithatë, ne do të synojmë të kemi paraqitje edhe më të mirë se kjo me Lituaninë, të japim maksimumin dhe të arrijmë rezultate pozitive”, tha Ujkani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për Super Sport…