Ujku në Gjakovë sulmon bagëtinë e invalidit të luftës, viçit i mbeten vetëm koka e këmbët

18 shtator 2022 | 16:08

Bagëtia e invalidit të luftës, Mehmet Hasani në Nivokaz të Gjakovës është bërë objektiv i një ujku mëngjesin e sotëm.

Në Express mbërritën pamje të rënda të një viçi të cilin ujku e la bosh në trup.

Në foto shihet se viçi është sulmuar kryesisht në stomak, ndërsa i ka mbetur vetëm koka, brinjët dhe këmbët.

Mehmet Hasani ka treguar se ujku ia kishte sulmuar bagëtinë rreth orës 4 të mëngjesit.

“I kam pas tre viça. Tani më mbetën dy”, thotë ai. Hasani tha se ka dëgjuar se ujku ka sulmuar edhe në disa fshatra përreth Nivokazit..

Kujdes! Pamje të rënda!

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadri Ramabaja, analist e profesor, por edhe person i afërt…