“Ujqërit e natës” parakalojnë nëpër Banja Lukë, japin mesazhe proruse

10 janar 2024 | 08:09

Anëtarët e klubit të motoçikletave “Ujqërit e natës” të afërt me Kremlinin parakaluan për të shënuar ditën antikushtetuese të entitetit të Republikës Srpska, të gjitha për kënaqësinë e presidentit të RS Milorad Dodik, i cili shoqërohej nga ambasadori rus në Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Kalabuhov.

Ata parakaluan me moton: “RS e qëndrueshme dhe e fuqishme, e fortë dhe e përjetshme si nëna Rusi”.

Në paradën që zhvillohet më 9 janar në qendrën administrative të etnitetit serb në BeH pati ndër tjerë edhe përfaqësues të Policisë së RS, të shërbimeve publike të njësive, anëtarë të çmobilizuar të Ushtrisë së RS, studentë, por edhe anëtarë të degës së grupit rus të motoçiklistëve “Ujqërit e natës” në RS, të njohur për mbështetjen dhe lidhjen e afërt me Kremlinin.

Në mesin e qytetarëve të mbledhur u panë edhe flamuj serb dhe rus, simbole të tjera kombëtare, por edhe flamuj me imazhin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Kush janë “Ujqërit e Natës”

“Ata morën pjesë në sulmin në stacionin e shpërndarjes së gazit Strikolkova në Ukrainë. Ata organizuan një sulm në Selinë Kryesore të Marinës Ukrainase në Sevastopol.

Ata janë të lidhur ngushtë me shërbimet speciale ruse. Ata rekrutuan luftëtarë separatistë për fushat e betejës në Donetsk dhe Lugansk.

Ata janë përgjegjës për pjesëmarrjen në veprime ose politika që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin, sovranitetin ose integritetin territorial të Ukrainës”.

E gjithë kjo thuhet në shpjegimin e vendimit me të cilin në vitin 2014, presidenti i SHBA Barack Obama renditi “Ujqërit e Natës” në listën e zezë. Me të njëjtin vendim, udhëheqësi i tyre, -Alexander Zaldostanov, i quajtur “Kirurgu”, u vendos në listën e zezë.

Ata u krijuan në vitet ‘80 të shekullit të kaluar si pasionantë të dyrrotashave, por shërbyen si një përbërës kryesor i makinerisë propagandistike të Kremlinit. Ata pretendojnë se janë një organizatë që mbështet Ortodoksinë dhe merret me punë humanitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve ligjore dhe ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese,…