“Ujqit”: HIB, thuaj po Ferizajt
14 janar 2019
| 16:52
Tifo-grupi ferizajas, “Ujqit” e ka ndërmarrë një iniciativë për shpëtimin e KF Ferizaj, që ndodhet buzë greminës.
Këta tifozë po e ftojnë kompaninë “HIB”, që të marrë drejtimin e klubit. “HIB, thuaj PO Ferizajt”, është motoja e ferizajasve.
Kjo kompani ka drejtuar Ferizajn edhe në të kaluarën, duke investuar jo pak, ku bardhekaltërit renditeshin në pjesën e epërme të tabelës.