Uk Lushi: Absurde që Presidentja ta thërras opozitën në takim, këtë duhet ta bëjë Kurti

06 dhjetor 2023 | 19:42

Veprimtari Uk Lushi ka thënë se Kurti si bartës i përgjegjësisë për dialog me Serbinë, po bisedon me të pa askënd tjetër.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është absurde që presidentja të thërras takim për draft statutin e Asociacionit dhe se këtë duhet ta bëjë Kurti.

Ai ka kërkuar që Kurti të tregojë se çka po bën me të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

KM Kurti me Kushtetutë është bartẽs i përgjegjẽsisẽ së dialogut të Kosovës me Serbinẽ. Ai shkon e bisedon me Serbinẽ pa askẽnd tjetër. Zajednica është rezultat i angazhimit të tij dhe përgjegjẽsi e tij. Sipas logjikẽs pozita dhe opozita në Kosovẽ është dashur të konsultohen para dhe gjatë dialogut. Tash kur kemi një draft-statut të Zajednicẽs mbi qafẽn e Kosovës kush thirr opozitẽn në takim për këtë temẽ? Presidentja. Kẽsi absurdesh nuk sheh e as gjen kund në botẽ.

Kryeministër, ulu me opozitẽn vetẽ. Kallxo çka je kah bẽn me të sotmen dhe të ardhmen e Kosovẽs!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Muhamet MALA RECENSION LIDHUR ME  BOTIMIN E DYTË…