Uk Lushi: Gjykata Speciale e trajton Kosovën si koloni, fajtori kryesor është shteti

13 mars 2025 | 15:17

Uk Lushi, ish-epror i UÇK-së është shprehur i zhgënjyer me shtetin karshi Gjykatës Speciale, duke konstatuar se “fajtor jemi ne” se pse ky institucion Kosovën e trajton si “subjekte koloniale”:

Do të vijë dita kur krejt shqiptarët do ta kuptojnë që shteti i Kosovës është fajtori kryesor pse Gjykata Speciale na ka trajtuar dhe vazhdon të na trajtojë sikur subjekte koloniale.

Pra fajtori jemi ne dhe veçanërisht ata dhe ato që i paguajmë prej Presidencës, Qeverisë e deri në Kuvend. Në vend se Gjykata Speciale të sillej si e Kosovës, ashtu si është mandati i saj, ju, njerëzit e shtetit, e keni lejuar Kosovën të vihet nën Specialen”, shkroi Uk Lushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të xhiros së gjashtë në Ligën Unike, janë…