Uk Lushi: Gjykata Speciale është duke e sfiduar shtetin e Kosovës
Uk Lushi, ish-luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, ka thënë se Gjykata Speciale është duke e sfiduar shtetin e Kosovës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se mosbesimi i saj kundrejt aftësisë së shtetit të Kosovës është edhe mosbesim kundrejt organeve aktuale të shtetit, Kuvendit të Kosovës, Presidencës, Qeverisë Kurti dhe natyrisht Policisë së Kosovës.
“Gjykata Speciale është duke u shndërruar në organ kolonial që nuk respekton shtetin dhe sundon mbi vullnetin e shtetasve. Institucionet, Kuvendi, partitë dhe mekanizmat tjera të shtetit duhet t’i komunikojnë Gjykatës Speciale se ajo duhet të bashkëpunojë me Policinë dhe organet e Kosovës dhe shteti nuk do të lejojë asnjë mekanizëm të qëndrojë mbi Kosovën”, ka shkruar Uk Lushi.