Uk Lushi për zgjedhjet në veri: Problemi serbo-shqiptar nuk zgjidhet me improvizime

23 prill 2023 | 19:27

Aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi ka reaguar për zgjedhjet që janë duke u mbajtur në pjesën veriore të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook Lushi ka thënë se problemi serbo-shqiptar nuk zgjidhet me improvizime dhe sipas tij legalja pa legjitimitet është e mangët.

Ai tutje ka përmendur dy zgjidhjet për problemin serbo-shqiptare duke thënë se zgjidhja mund të jetë lufta totale ose me marrëveshje realistike.

Postimi i plotë:

Duhet të flasim hapur dhe drejt sepse politikanët serbë dhe shqiptarë janë duke u sjellë si menaxherë demagogë që nuk duan zgjidhje. Janë duke shitur dushk për gogla.

“Pošteni Srbi” veç sa do ta komplikojnë punën në Kosovë. A nuk kemi mësuar nga Miloševići?!

Slobodan Milošević gjente disa shqiptarë që i quante “pošteni Albanci”. Por dihet si përfundoi puna e mbështetjes së tij në ta.

Problemi serbo-shqiptar nuk zgjidhet me improvizime. Legalja pa legjitimitet është e mangët.

Nuk do të zgjidhet as nga ndërkombëtarët të cilët kanë interesat e veta, shpesh miopike dhe banale, mbi interesat edhe të shqiptarëve edhe të serbëve. Të huajt kanë puthadorë edhe te serbët edhe te shqiptarët, mirëpo puthadorët e tyre nuk mund zgjidhin asgjë apo përfaqësojnë as serbët dhe as shqiptarët dhe prandaj këto taktika nuk pinë ujë e as japin rezultate paqeje të qëndrueshme në konflikte mes popujsh.

Nyja e status quos së konfliktit serbo- shqiptar zgjidhet ose me luftë totale ose me marrëveshje realistike.

Liderët, si serbë si shqiptarë, të udhëheqin drejt zgjidhjes e të mos menaxhojnë kriza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, edhe këtë të diel ka…