Uk Lushi: Vjosa Osmani shtyu takimin Thaçi-Kurti
Veprimtari shqiptar në ShBA Uk Lushi, ka kritikuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila nuk ka thirrur sot seancë të Kuvendit për t`ia mundësuar presidentit Hashim Thaçi raportimin para deputetëve për takimet që ka pasur në ShBA.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këto veprime Osmani po pengon përfarimin e vendimmarrësve dhe politikanëve të Kosovës.
Sipas tij, me mos thirrjen e seancës së kërkuar nga presidenti, ajo ka shtyre takimin mes kryeministrit dhe presidentit të Kosovës. “Vjosa Osmani me intrigat e saj taktike të politikave ditore, me papërgjegjësinë kundrejt detyrimeve shtetërore dhe indolencën vepruese si shërbëtore e paguar e popullit vazhdon të pengoj përfarimin e vendimmarrësve dhe politikanëve të Kosovës. Ajo sot ka shtyre takimin mes kryeministrit dhe presidentit të Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e LDK-së. Vjosa Osmani është fatkeqësi e Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e shqiptarëve. Por jo përgjithmonë”, ka shkruar ai.