Uka: Dua të siguroj finalen e parë në vendin tim

17 qershor 2020 | 12:36

Futbollisti i Prishtinës, Kreshnik Uka dëshiron që të siguroj kualifikimin në finalen e parë në karrierën e tij si futbollist, pikërisht në ndeshjen ndaj ish-skuadrës, Drenicës.

Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 3-0 dhe kualifikimi në finale duket puno e kryer.

“Në Skenderaj shkojmë në ndeshjen e dytë kthyese pas rezultatit shumë të favorshëm nga ndeshja e parë. Na konvenojnë disa rezultate të favorshme, por nëse na jepet mundësia të fitojmë sërish, pse jo. E duam finalen pa dyshim dhe mbërritja jonë në finale do të ishte më se e merituar. Do të ishte për mua finalja e parë në karrierë dhe shpresoj nuk do të jetë e fundit. E vërtet që në Skenderaj jam lojtar i dashur, ajo fushë është për mua shtëpi e imja, por pa prezencën e shikuesve është më e vështirë, por dua që nga vendi im të siguroj finalen e parë e pastaj të vazhdojmë të mendojmë për kampionat”, ka thënë Uka për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka…