Uka i reagon Haxhiut: S’i kam pasur çelësat ku ruheshin mostrat e Astrit Deharit
23 nëntor 2023
| 14:38
Ish-zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila të enjten në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se “nuk mund ta bëjë drejtor dikë që e ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit”.
Uka ka mohuar kategorikisht një pretendim të tillë.
“Nuk është e vërtetë që unë i kam pas ‘çelësat ku ruheshin mostrat e Astrit Deharit’. Po ashtu, nuk është e vërtetë që unë kam qenë kandidat për drejtor të IML-së. Në konkursin e fundit, madje as që kam kandiduar”, ka shkruar Uka në “Facebook”.