![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/ACFD0727-252E-45E3-9B8F-A361E96159B9.png)
Ukë Berisha, rizgjedhet kryetar i PShDK-së për mandatin e tretë 4-vjeçar
31 tetor 2020
| 17:35
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor.
Me shumicë absolute kryetari i deritashëm, Ukë Berisha është rizgjedhur në postin e kryetarit të kësaj partie.
Kuvendi është përcjellë dhe monitoruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe votimi është bërë sipas rregullave të KQZ-së dhe IKShPK-së.
Nga 201 delegatë, Berisha mori 118 vota. Ky është mandati i tretë I Ukë Berishës në PSDhK.