Ukë Osaj kërkon votën për deputet në tubimin elektoral në Carrabreg

11 shkurt 2021 | 11:54

Kandidati për deputet i AAK-së, Ukë Osaj, në fjalën e tij në tubimin elektoral në Carrabreg të Deçanit, ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit qytetarët duhet të mendojnë mirë se kush do t’i përfaqësojë në institucione.

Osaj ka thënë se lista e AAK-së është më e mira në këto zgjedhje, me emra të rinj, dhe të cilët kanë përvojë në lëmi të ndryshme.

Ai ka thënë se problem në Kosovë është ikja e të rinjve. Osaj ka thënë se institucionet e reja duhet të merren me ketë problem.

May be an image of 1 person, food and text that says 'KOSOVES ALLIANCE AK YTV OOSON UKE OSAJ KANDIDAT PER DEPUTET 68'

“Fryma e re brenda Aleance për Ardhmërinë e Kosovës nuk është vetëm një zë, por edhe një shpresë për të ardhmen e vendit”, ka thënë Osaj, i cili në listën e AAK-së mban numrin 68.

Ukë Osaj duke folur për negociatat me Serbinë, ai ka thënë se vendit i duhet një president si Ramush Haradinaj.

Video në linkun poshtë:

https://www.facebook.com/uosaj/posts/4216663838363482

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është në kërkim nga policia.…