Ukraina: 60 mijë trupa ruse janë vrarë në luftë
03 tetor 2022
| 16:04
Ukraina ka lëshuar një vlerësim tjetër për numrin e trupave ruse që beson se janë vrarë që nga fillimi i luftës.
Kievi ka thënë se rreth 60 mijë e 430 ushtarë rusë kanë vdekur nga fillimi i luftës.
Për më tepër, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës ka raportuar se janë shkatërruar dymijë e 380 tanke ruse, katër mijë e 991 automjete të blinduara dhe 265 avionë.
Vlen të përmendet se Ukraina jep rregullisht vlerësime shumë më të larta për humbjet, sesa vetë Rusia dhe agjencitë perëndimore.
Moska ka ndarë vetëm disa herë një përditësim mbi humbjet e personelit. Sipas përditësimit të fundit pretendon se janë disa mijëra të vrarë.