Ukraina çon peshë gjithë Eurovision-in

10 maj 2022 | 22:31

Përfaqësuesit e Ukrainës e ngritën publikun në këmbë në gjysmëfinalen e parë të festivalit kontinental “Eurovision Song Contest”.

Kalush Orchestra dhuroi një performancë të ndërthurur ashtu sikur kënga e tyre me titull “Stefania”, nën petkun e folklorit tradicional dhe hip-hopit.

Ritme që i emocionuan spektatorët, të cilët nuk u ndalën së shoqëruari tingujt me duartrokitje.

Çka dallon është mungesa e shpalosjes së sloganeve me natyrë politike. Grupi u mjaftua veç me një “faleminderit” për gjithë përkrahjen e dhënë nga publiku.

Shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, kënga rezulton te më të ndjekurat në YouTube. Dhe njëherazi, favorite për të fituar festivalin muzikor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tash kryetar i Këshillit për…