Ukraina dërgon përforcime në rajonin e Kharkiv për të zmbrapsur sulmet ruse

10 maj 2024 | 16:33

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ka deklaruar të premten se ka dërguar përforcime ushtarake për të ndihmuar në zmbrapsjen e sulmeve ruse në zonat kufitare të rajonit Kharkiv në verilindje.

Në një deklaratë është thënë se trupat ruse janë përpjekur të depërtojnë me automjete të blinduara herët në mëngjes.

“Rreth orës 5 të mëngjesit, armiku u përpoq të depërtonte në vijën tonë mbrojtëse nën mbulesën e mjeteve të blinduara. Deri tani, këto sulme janë zmbrapsur; betejat me intensitet të ndryshëm vazhdojnë. Edhe pse ofensiva e Rusisë është e përqendruar në rajonin e Donetskut, Kievi ka vënë në dukje një grumbullim të trupave të fundit pranë rajonit të Kharkiv”, është thënë ndër të tjera në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Drejtësisë të (G7) diskutuan përdorimin e inteligjencës artificiale…