
Ukraina dhe Evropa ‘në pritje’ të bisedimeve Trump-Putin
Politika e Uashingtonit ndaj Moskës ka marrë një kthesë që kur Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Këtë të martë Presidenti Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do bisedojnë për luftën në Ukrainë. Ukraina dhe aleatët e saj presin tashmë për të dëgjuar atë se çfarë do të sjellin këto bisedime.
Trump po kërkon të bindë Putinin për një marrëveshje lidhur me propozimin e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor, diçka që Ukraina tashmë e ka nënshkruar.
“Putin nuk i specifikoi kërkesat e tij, por la të kuptohet javën e kaluar se ai dëshiron që të gjitha kërkesat e Rusisë të përmbushen, shkruan korrespondeti i sky news, Ivor Bennett.
Mbi komentet e Trump për bisedimet që përfshijnë “ndarjen” e aseteve, Bennett thotë se kontrolli i termocentralit Zaporizhzhia mund të jetë për t’u diskutuar.
Ky termocentral është më i madhi në Evropë dhe aktualisht është nën pushtimin rus.