Ukraina dhe Moldavia hapin negociatat për anëtarësim në BE
25 qershor 2024
| 18:13
Ukraina dhe Moldavia kanë hapur negociatat për pranim në Bashkimin Evropian.
Për këtë hap, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka uruar dy shtetet duke thënë se ky është një lajm i mirë për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe Bashkimit Evropian.
Në X ajo ka thënë se rruga për anëtarësim në BE do të jetë sfiduese por me shumë mundësi
“Urime Moldavisë dhe Ukrainës për hapjen e negociatave të pranimit. Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe të gjithë Bashkimit Evropian. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por plot mundësi. Ju uroj një fillim të suksesshëm të negociatave!”, ka shkruar ajo.